Turqia do të avancojë “shpejt” projektet e mbrojtjes dhe do të forcojë bashkëpunimin në mbrojtje me aleatët evropianë
Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron asnjë formë terrorizmi, as brenda vendit dhe as në tokat e fqinjëve të saj, duke theksuar luftën e gjatë të vendit të tij kundër terrorizmit
Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të avancojë “shpejt” projektet e saj të mbrojtjes kombëtare dhe do të forcojë bashkëpunimin mbrojtës “fitues për të dy palët” me aleatët e saj evropianë, raporton Anadolu.
"Teksa ne i vendosim shpejt në veprim projektet tona të mbrojtjes vendase dhe kombëtare, ne do të forcojmë bashkëpunimin tonë mbrojtës me aleatët tanë evropianë në një bazë fituese për të dyja palët”, tha Erdogan.
Duke përmendur projektet e mbrojtjes së vendit, siç është avioni luftarak vendas KAAN, Erdogan tha se avionët do të përfshihen në inventarin e Forcave Ajrore Turke "në afatin kohor që kemi përcaktuar".
"Ashtu siç HURJET synon lidershipin në fushën e tij, sapo të përfundojnë të gjitha proceset, KAAN gjithashtu do të përpiqet për kulmin në kategorinë e tij”, theksoi presidenti turk.
Duke folur për përpjekjet për të krijuar një vend pa terrorizëm, Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron asnjë formë terrorizmi, as brenda vendit dhe as në tokat e fqinjëve të saj, duke theksuar luftën e gjatë të vendit të tij kundër terrorizmit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
             