Turqia

"Turqia do ta vazhdojë qëndrimin e vendosur në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë"

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, mori pjesë në një ceremoni me rastine e 35-vjetorit të themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore

Fatih Hafız Mehmet  | 15.11.2018 - Përdıtësım : 15.11.2018
"Turqia do ta vazhdojë qëndrimin e vendosur në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë"

Lefkosha

LEFKOSHA (AA) - Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se vendi i tij do të vazhdojë qëndrimin e tij "të drejtë dhe të fortë" në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ceremoni me rastine e 35-vjetorit të themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore, Fuat Oktay tha se arsyeja që çështja e Qipros ende nuk ka gjetur zgjidhje është qëndrimi i papajtueshëm i grekëve qipriotë që kanë adoptuar moszgjidhjen si parim.

"Turqia do të vazhdojë të shfaqë qëndrimin e saj të drejtë dhe të vendosur në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë", deklaroi Oktay.

Oktay tha se Qiproja Turke është një nga dy pjesët themelore dhe të barabarta të ishullit dhe Turqia nuk do t'i lejojë qipriotët grekë ta injorojnë këtë fakt.

Republika Turke e Qipros Veriore u shpall më 15 nëntor të vitit 1983. Ajo njihet aktualisht vetëm nga Turqia si shtet i pavarur.

Ishulli mesdhetar lindor është ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si fuqi garantuese.

Negociatat mbi Qipron rifilluan pas Planit të Annanit të mbështetur nga OKB në vitin 2004 për të ribashkuar komunitetet turke dhe greke të Qipros.

Statusi i ishullit mbetet i pazgjidhur përkundër një sërë diskutimesh që rifilluan në maj të vitit 2015.

Përpjekjet e fundit për zgjidhje në Crans-Montana të Zvicrës nën mbikqyrjen e shteteve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë, dështuan vitin e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın