Turqia

Turqia do të fillojë prodhimin serik të dezinfektuesit që përmban bor

Dönmez tha se do të fillojnë prodhimin serik të dezinfektuesit për duar që përmban bor në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19)

Murat Temizer  | 25.03.2020 - Përdıtësım : 25.03.2020
Turqia do të fillojë prodhimin serik të dezinfektuesit që përmban bor

Ankara

Ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore të Turqisë, Fatih Dönmez tha se do të fillojnë prodhimin serik të dezinfektuesit për duar që përmban bor në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Dönmez në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter tha se presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i kanë paraqitur hapat e ndërmarrë për shërbim të pandërprerë në energji në kuadër të masave kundër Covid-19.

"Me urdhëzimet e presidentit tonë, fillojmë prodhimin serik të dezinfektuesit që përmban bor, fazën për hulumtim dhe zhvillim të së cilës kemi përfunduar. Së shpejti do të jetë në shërbim të popullit tonë", shkroi ai.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın