Turqia

Turqia dhe vendet baltike zhvillojnë bisedime në Lituani

Në takim morën pjesë ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i Jashtëm lituanez Kestutis Budrys, ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna dhe zv/ministri i Jashtëm letonez Artjoms Ursulskis

Seda Sevencan  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 16.01.2026
Turqia dhe vendet baltike zhvillojnë bisedime në Lituani Foto: Murat Gök/AA

Stamboll

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan mori pjesë sot në një takim Turqi-vendet baltike të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme turke tha se takimi mblodhi së bashku Fidanin, ministrin e Jashtëm lituanez Kestutis Budrys, ministrin e Jashtëm estonez Margus Tsahkna dhe zëvendësministrin e Jashtëm letonez Artjoms Ursulskis.

Gjatë vizitës së tij, Fidan u takua gjithashtu me nënkryetaren e Parlamentit lituanez dhe kryetare e Komitetit për Çështjet Evropiane, Rasa Budbergyte si dhe anëtarë të parlamentit.

Përveç kësaj, kryediplomati turk zhvilloi bisedime të ndara dypalëshe me Budrys dhe ministren e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın