Turqia

Turqia dhe SHBA fillojnë patrullimin e përbashkët në lindje të Eufratit

Elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve nga kufiri do të nisen drejt jugut në pjesën periferike të rajonit Telabyad. Pritet që patrullimi të vazhdojë deri në orët e mesditës

Rauf Maltaş  | 08.09.2019 - Përdıtësım : 08.09.2019
Turqia dhe SHBA fillojnë patrullimin e përbashkët në lindje të Eufratit

Şanlıurfa

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve kanë filluar patrullimin e tyre të parë të përbashkët tokësor në kuadër të fazës së parë të zbatimit për zonën e sigurtë në lindje të Eufratit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia dhe SHBA fillojnë patrullimin e përbashkët në lindje të Eufratit

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve kanë filluar patrullimin e tyre të parë të përbashkët tokësor në kuadër të fazës së parë të zbatimit për zonën e sigurtë në lindje të Eufratit në Siri. ( Eşber Ayaydın - Anadolu Agency )

Autokolona e TSK-së e përbërë nga 6 automjete të blinduara me flamur turk, për të marrë pjesë në patrullimin e përbashkët tokësor ka kaluar kufirin turk dhe është takuar me autokolonën ushtarake amerikane në një vend rreth 30 kilometra nga rajoni Akçakale të qytetit turk Şanlıurfa.

Elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve nga kufiri do të nisen drejt jugut në pjesën periferike të rajonit Telabyad. Pritet që patrullimi të vazhdojë deri në orët e mesditës.

Më tej bëhet e ditur se në pikën kufitare zero zhvillimet ndiqen nga një numër i madh i gazetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.