Turqia

Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e 13-të në veri të Sirisë

Patrullimi e 13-të i përbashkët tokësor midis njësive turke dhe ruse në rajonin Ayn al-Arab është shoqëruar me nga katër automjete dhe dronë, tha ministria në një deklaratë

Mehmet Tosun   | 03.12.2019
Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e 13-të në veri të Sirisë

Ankara

Trupat turke dhe ruse realizuan patrullimin e 13-të të përbashkët tokësor në veri të Sirisë në kuadër të marrëveshjes së dakorduar midis dy vendeve muajin e kaluar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Patrullimi e 13-të i përbashkët tokësor midis njësive turke dhe ruse në rajonin Ayn al-Arab është shoqëruar me nga katër automjete dhe dronë, tha ministria në një deklaratë.

Patrullimi është zhvilluar në një thellësi prej shtatë kilometrash nga kufiri dhe ka përfshirë një zonë me gjatësi prej 56 kilometrash.

Patrullimi i parë tokësor i përbashkët u realizua më 1 nëntor dhe u zhvillua 40 kilometra në lindje të qytetit Ras al-Ayn dhe 30 kilometra në perëndim të qytetit Qamishli.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja kërkon që organizata terroriste YPG/PKK të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për të hapur rrugën për kthimin e sigurt të rreth dy milionë refugjatëve.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje e cila parashihte që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen rreth 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë, kurse forcat e sigurisë nga Turqia dhe Rusia të kryejnë patrulla të përbashkëta.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın