Turqia

Turqia dhe Libia nënshkruan marrëveshje për të forcuar lidhjet e tregtisë dhe ekonomisë

Pekcan tha se marrëveshja do të vendos themelin për zgjidhjen e çështjeve të vazhdueshme midis kompanive turke dhe punëdhënësve libianë, duke krijuar një ambient për investime dhe projekte të reja

Göksel Yıldırım  | 13.08.2020 - Përdıtësım : 14.08.2020
Turqia dhe Libia nënshkruan marrëveshje për të forcuar lidhjet e tregtisë dhe ekonomisë ( Muhammed Yaylalı - Anadolu Agency )

Ankara

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se Turqia dhe Libia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim të mbajtur në Ankara, Pekcan tha se marrëveshja do të vendos themelin për zgjidhjen e çështjeve të vazhdueshme midis kompanive turke dhe punëdhënësve libianë, duke krijuar një ambient për investime dhe projekte të reja.

Pekcan kujtoi se disa projekte kontraktuese të ndërmarra nga ndërmarrjet turke në Libi janë ndërprerë së fundmi.

"Kishte paqartësi në lidhje me përfundimin e këtyre projekteve dhe kompanitë turke kanë mbetur të arkëtuara në këto projekte", tha ministrja turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın