Turqia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë stërvitje ushtarake 11-ditore në Nakhchivan
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Zeki Aktürk, tha se dy vendet planifikojnë të zhvillojnë stërvitjen ‘Mustafa Kemal Atatürk-2025’ më 20-30 qershor

Stamboll
Turqia dhe Azerbajxhani planifikojnë të zhvillojnë një stërvitje ushtarake 11-ditore në enklavën autonome Nakhchivan, transmeton Anadolu
Duke folur në konferencën e rregullt për media, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Zeki Aktürk, tha se dy vendet planifikojnë të zhvillojnë stërvitjen ‘Mustafa Kemal Atatürk-2025’ më 20-30 qershor.
Aktürk tha se të dy vendet gjithashtu po zhvillojnë stërvitjen ‘Vëllazëria e pathyeshme-2025’ në Nakhchivan më 12-19 qershor për të zhvilluar “miqësinë, bashkëpunimin dhe koordinimin”.
“Dita e vëzhgimit të stërvitjeve ‘Vëllazëria e pathyeshme’ dhe ‘Mustafa Kemal Atatürk-2025’ do të mbahet njëkohësisht më 30 qershor”, shtoi ai.
Të hënën, Komanda e Forcave Tokësore Turke deklaroi shkëmbimin e flamujve dhe ceremoninë e lamtumirës për personelin e Komandës së Brigadës së Parë të Mekanizuar të Këmbësorisë, i cili do të marrë pjesë në të dyja stërvitjet, në Urën e Hasretit, i vetmi kalim kufitar tokësor midis dy vendeve, që lidh Turqinë me enklavën azerbajxhanase.