Turqia dhe Armenia bien dakord për të lehtësuar vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe speciale nga të dy vendet nga 1 janari do të kenë të drejtë të marrin viza elektronike falas
Stamboll
Turqia dhe Armenia kanë rënë dakord të lehtësojnë reciprokisht procedurat e vizave për mbajtësit e pasaportave të tyre diplomatike, të shërbimit dhe për ato speciale, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe speciale nga të dy vendet nga 1 janari do të kenë të drejtë të marrin viza elektronike falas.
Ministria turke gjithashtu tha se Ankaraja dhe Jerevani me këtë rast gjithashtu riafirmojnë angazhimin e tyre për të vazhduar procesin e normalizimit midis dy vendeve pa kushte, me qëllim normalizimin e plotë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
