Turqia

Turqia dhe Arabia Saudite do të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, synojnë investim të përbashkët në projektin KAAN

Ankaraja dhe Riadi nënshkruajnë marrëveshje "të mëdha" për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, tha presidenti turk Erdogan, shpreh vendosmërinë e Turqisë për zgjerimin e tyre

Esra Tekin, Kanyshai Butun, Gizem Nisa Çebi Demir  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Turqia dhe Arabia Saudite do të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, synojnë investim të përbashkët në projektin KAAN

Stamboll

Turqia dhe Arabia Saudite do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në industrinë e mbrojtjes, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë kthimit nga Kajro, duke theksuar se avioni luftarak i prodhimit vendas KAAN është vlerësuar pozitivisht, raporton Anadolu.

"Kemi marrë shumë reagime pozitive për KAAN-in. Ka një investim të përbashkët me Arabinë Saudite në këtë fushë dhe këtë partneritet mund ta realizojmë në çdo moment", u tha Erdogan gazetarëve.

Ankaraja dhe Riadi kanë nënshkruar marrëveshje "të mëdha" për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, theksoi Erdogan, duke shprehur vendosmërinë e Turqisë për t'i zgjeruar ato.

Lidhur me tensionet e vazhdueshme mes Iranit dhe SHBA-së, Erdogan shprehu shpresën se tensionet ndërmjet dy vendeve do të zgjidhen përmes dialogut, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së një tryeze negociuese.

Sa i përket situatës në Gaza, presidenti Erdogan tha se Turqia do të luajë një rol aktiv për të siguruar zbatimin "e duhur" të planit të paqes për Gazën dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.