Turqia

Turqia, destinacion i të diplomuarve në shkollat e Maarif

Të diplomuarit të cilët kanë mësuar në nivel të mirë turqishten në shkollat e Maarif (TMV) në vendin e tyre, përfitojnë avantazhin e gjuhës në rast se ata zgjedhin universitetet në Turqi

Selma Kasap  | 12.09.2019 - Përdıtësım : 13.09.2019
Turqia, destinacion i të diplomuarve në shkollat e Maarif

Ankara

Aktualisht 500 studentë nga 16 shtete të diplomuar në shkollat e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) kanë preferuar për arsimin e lartë universitetet në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se Fondacioni Maarif i cili u formua me një ligj special të nxjerrë nga Parlamenti dhe i cili në tre vitet e fundit ka hapur shkolla në kontinente të ndryshme, inkurajon studentët e saj të diplomuar të shkojnë në Turqi për të vazhduar arsimin e lartë.

Të diplomuarit të cilët kanë mësuar në nivel të mirë turqishten në shkollat e Maarif (TMV) në vendin e tyre, përfitojnë avantazhin e gjuhës në rast se ata zgjedhin universitetet në Turqi.

Nxënësit në këto shkolla kanë filluar ta njohin nga afër dhe nga burime të drejta Turqinë, pasi disa prej shkollave të strukturës së FETO-s jashtë vendit u mbyllën ose iu dorëzuan Fondacionit Maarif pasi struktura e FETO-s nisi të shfaqej gjatë procesit 17-25 dhjetorit dhe e cila u zbulua gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Më parë studentët të cilët inkurajoheshin të preferonin Evropën dhe SHBA-në, me arsimimin që kanë marrë në shkollat që Maarif ka hapur në vendet e tyre dhe me guximin që i ka dhënë arsimimi në gjuhën turke i janë drejtuar Turqisë për arsimin e lartë.

- 500 të diplomuar në Maarif preferojnë Turqinë

Aktualisht 300 studentë të diplomuar në shkollat e fondacionit Maarif po studiojnë në universitetet turke, ndërkohë këtë vit rreth 500 studentë nga 16 vende të ndryshme, përfshirë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Pakistani, Afganistani, Mali, Guinea, Mauritania, Sudani, Çadi, Somalia, Gaboni, Kameruni, Nigeri, Republika Demokratike e Kongos, Guinea Ekuatoriale dhe Bregu i Fildishtë zgjodhën Turqinë për të vazhduar studimet e tyre.

Për nxënësit që diplomohen në shkollat e Fondacionit Maarif dhe që vijnë në Turqi ofrohet edhe këshillimi arsimor. Fondacioni Maarif krahas udhëzimeve poashtu ofron edhe shërbime të tjera nga pritja në aeroport dhe deri tek të gjitha proceset e pranimit, si dhe aktivitete të tilla si kampe dhe udhëtime kulturore për studentët gjatë gjithë peridhës së arsimit të tyre.

- Maarif ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me 42 universitete

Maarif, duke nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me 42 universitete turke, ka zhvilluar bashkëpunime të ndryshme si pranimin e studentëve, trajnimin e arsimtarëve dhe hapjen e kurseve të turqishtes. Këtë vit gjithashtu ai është edhe organizatori i provimeve për Studentë të Huaj (YÖS) në vende të ndryshme të organizuara nga disa universitete turke për të pranuar studentë ndërkombëtarë.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm i mobilizimit të studentëve që janë drejtuar nga Afrika dhe Azia në Turqi janë edhe panairet e arsimit.

Maarif i cili zhvillon punime drejt objektivit që Turqia të jetë vend qendra e arsimit në botë, për vitin arsimor 2018-2019 ka zhvilluar në 5 shtete panarie arsimore ndërkombëtare me pjesëmarrjen e 37 universiteteve.

Në këto panaire ku morën pjesë mbi 11 mijë nxënës, janë zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarë të universiteteve turke lidhur me mundësitë e arsimit në Turqi.

Fondacioni me panairet arsimore dhe konsulencën arsimore për studentët e saj vazhdon të ofrojë kontribute që arsimi në Turqi të fitojë përmasa ndërkombëtare dhe që në mobilitetin ndërkombëtar të studentëve ta ngrejë Turqinë në pozicione të larta në renditjen e vendeve të preferuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın