Turqia

Turqia deporton dy shtetas të Bjellorusisë nga shkaku i lidhjeve terroriste

Ministria po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i terroristëve të huaj të deportuar në vendet e tyre që nga 11 nëotri i vitit të kaluar ka arritur në 195

Jeyhun Aliyev  | 23.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Turqia deporton dy shtetas të Bjellorusisë nga shkaku i lidhjeve terroriste

Ankara

Turqia ka deportuar në vendin e tyre dy terroristë të kombësisë bjelloruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri turke e Punëve të Brendshme njoftoi se terroristët u depërtuan në kuadër të përpjekjeve të Turqisë për riatdhesimin e luftëtarëve të huaj terroristë.

Ministria po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i terroristëve të huaj të deportuar në vendet e tyre që nga 11 nënotri i vitit të kaluar ka arritur në 195.

Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të grupit terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristë me origjinë të huaj duhet të kthehen në vendet e tyre.

Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane u rezistuan përpjekjeve të saj për t’i kthyer në vendet e tyre anëtarët e DEASH-it, por se pavarësisht rezistencës Turqia do të vazhdojë përpara.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në fillim të muajit dhjetor deklaroi se vendi i tij ka deportuar 7.500 anëtarë të DEASH-it në vendet e tyre, duke shtuar se aktualisht në burgjet turke ndodhen 1.149 terroristë të DEASH-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.