Turqia

Turqia arrestoi 3 të dyshuar për terrorizëm që përpiqeshin të iknin në Greqi

Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë tha se të dyshuarit e arrestuar në provincën Edirne ishin në listën e të kërkuarve si anëtarë të grupit terrorist PKK

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 27.02.2021 - Përdıtësım : 28.02.2021
Turqia arrestoi 3 të dyshuar për terrorizëm që përpiqeshin të iknin në Greqi

Ankara

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të paktën 3 të dyshuar për terrorizëm që përpiqeshin të arratiseshin në Greqi u arrestuan në Turqinë veriperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se të dyshuarit e arrestuar në provincën Edirne ishin në listën e të kërkuarve si anëtarë të grupit terrorist PKK.

Të dyshuarit u transferuan në komandën lokale të xhandarmërisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın