Turqi, zogu i fazanit i shton bukuri pyllit shumëngjyrësh në Bursa
- Në pamjet nga rajoni i cili është një nga zonat e rëndësishme të jetës së egër në Turqi, paraqitet edhe zogu fazan, një specie e rrallë e jetës natyrore.
Ankara
BURSA (AA) - Pylli Longoz, i vendosur në qytezën Karacabey në qytetin Bursa të Turqisë, ka marrë një mori ngjyrash me lulëzimin e livandos së egër, raporton Anadolu.
Në pamjet nga rajoni i cili është një nga zonat e rëndësishme të jetës së egër në Turqi, paraqitet edhe zogu fazan, një specie e rrallë e jetës natyrore.
Pyjet Longoz, të njohura edhe si pyje të fushave të përmbytjes, janë ekosisteme unike të karakterizuara nga përmbytjet sezonale dhe strehojnë një diversitet të pasur biologjik.
Këto pyje paraqesin një përzierje të ekosistemeve të ligatinave, dunave dhe pyjeve gjetherënëse, duke krijuar një nivel të lartë biodiversiteti.
