Turqi, xhamia historike në shpellë e gdhendur në shkëmb
Xhamia e Shpellës u rihap në vitin 2020 pas restaurimit, pasi qëndroi e mbyllur për më shumë se gjysmë shekulli.
Şanlıurfa
Xhamia historike e Shpellës e gdhendur në shkëmb, unike në rajon dhe e rihapur për adhurim pasi qëndroi e mbyllur për më shumë se gjysmë shekulli në Birecik të provincës Sanliurfa të Turqisë, pret vizitorët e saj.
E vendosur në lagjen Cumhuriyet, Xhamia historike e Shpellës, data e ndërtimit të së cilës është e panjohur, dihet se është përdorur si kishë nga të krishterët.

Pas çlirimit musliman të rajonit, struktura, e cila shërbente si xhami, u mbyll për adhurim në vitin 1964 për shkak të rritjes së ujit që depërtonte nëpër tavanin dhe muret e saj.
E mbyllur për afërsisht 56 vjet, Xhamia e Shpellës u rihap në vitin 2020 pas restaurimit.

Myftiu i Rrethit, Hanifi Ozlen, për Anadolu tha se data e ndërtimit të xhamisë është e panjohur, dhe se origjina e strukturës daton që nga kohërat para-islame.
- Ofron ajër të kondicionuar natyral gjatë muajve të verës
Orçun Kizmaz, imami i Xhamisë së Shpellës, deklaroi gjithashtu se xhamia dallohet sepse është e gdhendur nga shkëmbi.

"U rekomandoj vizitorëve të vijnë dhe ta shohin, të përfitojnë nga bekimet, bollëku dhe atmosfera shpirtërore e saj. Vizitorët këtu thonë se ka një atmosferë shumë të këndshme dhe shpirtërore, veçanërisht me ndriçimin dhe ujin e saj. Gjatë muajve të nxehtë të verës, ata preferojnë të vijnë dhe të luten këtu sepse brendësia e xhamisë sonë ofron një efekt natyror të ajrit të kondicionuar", tha Kizmaz.
Banori Berat Alçiçek deklaroi se xhamia është vlerë e veçantë për lagjen. "Është një xhami shumë shpirtërore dhe unike. I ftoj të gjithë ta vizitojnë", tha Alçiçek.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
