Turqi, vritet një ushtar turk në një operacion në pjesën lindore të vendit
Nga ministria informojnë se dy terroristë, përfshirë Hayrettin Gunes, me emrin e koduar Kurtay Serzan, i cili është në listën e personave të kërkuar të ministrisë, u neutralizuan gjithashtu nga forcat e xhandarmërisë gjatë operacionit

Ankara
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se një ushtar turk u vra në një operacion anti-terror në provincën lindore Tunceli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se specialisti i xhandarmërisë, Rreshteri Burak Tortumlu, u plagos rëndë në Tunceli, si pjesë e operacionit antiterror Eren-7, dhe nuk arriti t'u mbijetojë plagëve pavarësisht përpjekjeve në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Erzincan që ndodhi aty pranë.
Nga ministria informojnë se dy terroristë, përfshirë Hayrettin Gunes, me emrin e koduar Kurtay Serzan, i cili është në listën e personave të kërkuar të ministrisë, u neutralizuan gjithashtu nga forcat e xhandarmërisë gjatë operacionit.
Në deklaratë nuk përmendet cilës organizatë terroriste i përkisnin terroristët, por PKK dhe grupi terrorist i ekstremit të majtë TKP-ML dihet se janë aktivë në provincën Tunceli.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizuar" në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Operacioni "Eren", i emëruar sipas Eren Bülbül, një 15-vjeçar i cili u vra nga organizata terroriste PKK më 11 gusht 2017, filloi në janar me qëllim eliminimin e plotë të terrorizmit në Turqi.
Gjatë fushatës terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur për më shumë se 35 vjet, PKK, e cila është e listuar si organizatë terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe pleq.