Turqia

Turqi, vendoset nën kontroll zjarri pa u përhapur në ndërtesën kryesore të termocentralit

Zjarri pyjor, i cili ka qenë aktiv në lagjen Türkevleri, u përhap në një zonë të gjerë për shkak të erës dhe copëzave të boçave të pishave që morën flakë dhe u shpërndanë në zona të ndryshme

Ali Ballı  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 06.08.2021
Turqi, vendoset nën kontroll zjarri pa u përhapur në ndërtesën kryesore të termocentralit ( Ali Ballı - Anadolu Agency )

Muğla

Është vendosur nën kontroll zjarri pyjor i cili u afrua deri në gardhin me tela të termocentralit Kemerköy në qytetin Milas të provincës turke Muğla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri pyjor, i cili ka qenë aktiv në lagjen Türkevleri, u përhap në një zonë të gjerë për shkak të erës dhe copëzave të boçave të pishave që morën flakë dhe u shpërndanë në zona të ndryshme.

Gjatë natës ka pasur një përpjekje intensive lidhur me zjarrin i cili arriti deri në gardhin me tela që rrethon termocentralin Kemerköy.

Zjarri u parandalua që të mbërrijë në ndërtesën kryesore të termocentralit nëpërmjet mjeteve të shumta si autobote spërkatës, zjarrfikëse, mjete të ujit me presion (TOMA) dhe cisternave të ujit të cilat ishin në gatishmëri përreth termocentralit.

Zjarri u vendos nën kontroll me punën e kryer nga ekipet.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë në vazhdim punimet për ftohjen në zonë.

Nga ana tjetër, theksohet se punimet për ftohje në zonën e termocentralit dhe zonat e djegura përreth tij janë filmuar nga ajri me dronë.

Në pamje paraqitet vendosja nën kontroll e zjarrit në një distancë të afërt me ndërtesat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.