Turqia

Turqi, urdhër për arrestimin e 53 anëtarëve të dyshuar të FETO-s

Prokurorët në Stamboll dhe Ankara lëshojnë urdhër për arrestimin e anëtarëve të dyshuar të FETO-s

Handan Kazancı  | 05.03.2021 - Përdıtësım : 05.03.2021
Turqi, urdhër për arrestimin e 53 anëtarëve të dyshuar të FETO-s

Ankara

Prokurorët turq lëshuan urdhër arresti për gjithsej 53 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga prokurorët në kryeqytetin Ankara, autoritetet urdhëruan arrestimin e 40 të dyshuarve të lidhur me grupin terrorist brenda Forcave Detare. U zbulua se të dyshuarit ishin në kontakt me anëtarët e FETO-s përmes telefonit, thuhet në deklaratë.

Midis të dyshuarve ishin 30 studentë të shkarkuar ushtarakë, si dhe oficerë të ushtrisë dhe rreshterë.

Operacionet kundër-terroriste të policisë po vazhdojnë në shtatë provinca turke për të arrestuar të dyshuarit.

Ndaras nga kjo, në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, prokurorët lëshuan urdhër për arrestimin e 13 të dyshuarve që mendohet të kenë lidhje me FETO-n.

Dy të dyshuar akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacionit të mesazheve të koduara për telefonat e mençur të grupit terrorist.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın