Turqi, strukturat historike në rajonin Nusaybin hedhin dritë mbi historinë
Xhamia historike "Zeynel Abidin" dhe kisha "Mor Yakup" në Parkun e Kulturës dhe Besimit, janë shtuar në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Ankara
Strukturat historike në qytezën Nusaybin në qytetin Mardin të Turqisë tërheqin vëmendjen e turistëve si dhe hedhin dritë mbi historinë, raporton Anadolu.
Në qytet ka struktura të ndryshme historike si xhami, faltore, kisha, manastire që janë pranuar si trashëgimi kulturore nga organizatat ndërkombëtare dhe janë nën mbrojtje.
Xhamia historike "Zeynel Abidin" dhe kisha "Mor Yakup" në Parkun e Kulturës dhe Besimit, janë shtuar në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë pjesë e qytetit janë edhe rrënojat e strukturës me kolona, fshati Kalecik dhe ndërtesat historike që hedhin dritë mbi historinë.