Turqia

Turqi, rritet në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti

Të paktën 961 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë

Barış Kılıç  | 01.11.2020 - Përdıtësım : 02.11.2020
Turqi, rritet në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti

Ankara

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 73, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas tërmetit janë regjistruar 1.044 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Të paktën 961 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 743 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për 218 të tjerët.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın