Turqia

Turqi, rreth 198 mijë të shëruar nga COVID-19 deri më tani

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se sot është dita e dytë me nën 1.000 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve tejkalon atë të rasteve

Duygu Yener  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 16.07.2020
Turqi, rreth 198 mijë të shëruar nga COVID-19 deri më tani

Ankara

Turqia konfirmoi 947 raste dhe 17 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 215.940 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.419 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.013 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 197.733, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4.107.498 teste, përfshirë 42.320 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 1.206 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 401 asistohen me respiratorë.

Në postimin e tij, ministri Koca tha se sot është dita e dytë me nën 1.000 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve tejkalon atë të rasteve.

"Të dhënat për rastet e reja tregojnë se serioziteti ynë është rritur ditëve të fundit", deklaroi ministri turk i Shëndetësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın