Turqi, roja e sigurisë shpëton një mace që po mbytej duke zbatuar manovrën Heimlich
Një roje i sigurisë private vuri re se macja po luftonte për të marrë frymë pasi ushqimi i ishte bllokuar në rrugët e frymëmarrjes. Ai ndërhyri shpejt dhe zbatoi manovrën Heimlich

Samsun
Një roje e sigurisë në provincën turke Samsun ka shpëtuar një mace që po mbytej duke kryer manovrën Heimlich, raporton Anadolu.
Selçuk Çavdar, një roje i sigurisë private, vuri re se macja po luftonte për të marrë frymë pasi ushqimi i ishte bllokuar në rrugët e frymëmarrjes. Ai ndërhyri shpejt dhe zbatoi manovrën Heimlich.
Macja filloi të marrë frymë normalisht përsëri pasi bllokimi iu pastrua.
Ngjarja është filmuar nga një kamerë e sigurisë në vendin e punës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.