Turqia

Turqi, regjistrohen 1.721 raste të reja dhe 1.241 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 309.790, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 271.964

Sena Güler   | 24.09.2020
Turqi, regjistrohen 1.721 raste të reja dhe 1.241 të shëruar nga COVID-19

Ankara

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia ka raportuar 1.721 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 1.241 pacientë të shëruar nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 309.790, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 271.964.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit në Turqi u rrit në 7.785, me 74 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithsej 113.310 teste të tjera të dyshuara për COVID-19 janë kryer gjatë ditës së kaluar, duke e çuar në pothuajse 9,72 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në vend.

"Numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit në 1.573", tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter.

Koca vuri në dukje se niveli i pneumonisë vazhdoi të ulej sot, duke zbritur në 6,6 për qind.

"Le të qëndrojmë bashkë me punonjësit tanë shëndetësorë duke respektuar masat", tha ai, duke u bërë thirrje njerëzve të ndjekin rregullat për higjienën, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın