Turqia

Turqi, punonjësi i konsullatës amerikane dhe familja e tij lirohen nga arresti shtëpiak

Nazmi Mete Cantürk, si dhe gruaja dhe vajza e tij, të akuzuar për lidhje të raportuara me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), ishin nën arrest shtëpiak që nga janari

Erdoğan Çağatay Zontur  | 25.06.2019 - Përdıtësım : 26.06.2019
Turqi, punonjësi i konsullatës amerikane dhe familja e tij lirohen nga arresti shtëpiak

Stamboll

Sipas prokurorëve, arresti shtëpiak i një punonjësi turk në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA-ve në Stamboll dhe familja e tij është anuluar për shkak të shqetësimeve shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Nazmi Mete Cantürk, si dhe gruaja dhe vajza e tij, të akuzuar për lidhje të raportuara me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), ishin nën arrest shtëpiak që nga janari.

Por, gjykata theksoi ndalimin për t’u larguar nga vendi tre të pandehurve.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

FETO ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın