Turqi: Propozimi për martesë në qiell përfundon me aksident, rrëzohet avioni pasi thotë “Po”
Piloti dhe Şeyda Doğan, së cilës i dashuri i propozoi nga toka përmes radiolidhjes, janë në gjendje të rëndë në spital.

Shkup
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të plagosur dy persona, raporton Anadolu.
Ngjarja ndodhi në rrethin Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”. Siç njoftohet, në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i bërë një propozim romantik martese nga toka, përmes radiolidhjes.
Pamjet e regjistruara me telefon tregojnë momentin kur Şeyda thotë “Po”, pak çaste para se avioni të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe raportohet se gjendja e tyre është e rëndë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.