Turqia

Turqi, projekti "Shkolla pa këpucë" u mundëson fëmijëve të ndihen si në shtëpi

Ky mjedis i bën nxënësit "të ndihen si në shtëpi, i mban të qetë dhe paqësorë, rrit përqendrimin e tyre dhe zvogëlon ngacmimin në shkollë", tha drejtori provincial i arsimit në Aydın, Seyfullah Okumuş

Havva Kara Aydın  | 10.09.2019 - Përdıtësım : 11.09.2019
Turqi, projekti "Shkolla pa këpucë" u mundëson fëmijëve të ndihen si në shtëpi

Aydın

Fëmijët kanë filluar të ndihen si në shtëpi në një shkollë në provincën perëndimore turke Aydın pas fillimit të projektit "Shkolla pa këpucë", i cili ndjek traditën e heqjes së këpucëve gjatë hyrjes në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Projekti "Shkolla pa këpucë" u hap me moton "Shkolla ime është shtëpia ime e dytë" me fillimin e vitit të ri shkollor.

Nxënësit i heqin këpucët në hyrje të shkollës dhe i veshin pantoflat e tyre të shtëpisë para se të futen në klasat në shkollën fillore Yılmazköy në Aydın, e cila është ridizajnuar me dysheme me parket.

"Ne filluam vitin shkollor për të arsimuar një numër të konsiderueshëm të nxënësve", tha Yavuz Selim Köşger, guvernatori i krahinës.

"Nëse doni të zhvilloni dhe përmirësoni vendin tuaj, duhet të shqetësoheni për çdo centimetër të tij...Por këtë duhet ta bëni pa u shkëputur nga rrënjët e tij dhe vlerat kombëtare", tha ai.

Ndërkaq, Seyfullah Okumuş, drejtori provincial i arsimit, tha se në kuadër të projektit, "mësuesit, nxënësit dhe prindërit duhet t'i heqin këpucët në hyrje dhe t'i vendosin në dollapët e caktuar".

Ky mjedis i bën nxënësit "të ndihen si në shtëpi, i mban të qetë dhe paqësorë, rrit përqendrimin e tyre dhe zvogëlon ngacmimin në shkollë", shtoi Okumuş.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın