Turqia

Turqi, policia sekuestron sasi të konsiderueshme të drogës

Gjatë operacioneve kundër drogës në shkallë vendi u arrestuan 34 të dyshuar

Havva Kara Aydın  | 04.12.2019 - Përdıtësım : 05.12.2019
Turqi, policia sekuestron sasi të konsiderueshme të drogës

Van

Policët turq sekuestruan një sasi të madhe droge në operacionet e kryera në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni me qendër në provincën lindore Van u shtri në Stamboll, provincën jug-lindore Diyarbakır dhe provincën veriperëndimore Kocaeli, tha drejtoria provinciale e sigurisë.

Policia sekuestroi mbi 900 kilogramë kanabis, 799 kilogramë heroinë, 100 kilogramë marihuanë, mbi 1 kilogramë metamfetaminë dhe mbi 50 kilogramë të acidit anhidrit, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, efektivët e policisë konfiskuan mbi 155.000 lira turke (26.953 dollarë), 12.500 dollarë dhe 31 milion rial iranian (736 dollarë). Gjithashtu gjatë operacioneve janë konfiskuar një sasi e madhe municionesh.

Në një operacion të veçantë në provincën perëndimore Afyonkarahisar të Turqisë u konfiskuan 100 kilogramë marihuanë.

Operacionet gjithashtu çuan në arrestimin e 34 të dyshuarve nga policia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın