Turqia

Turqi, policia arreston 47 të dyshuar të PKK-së

Policia antiterroriste në operacione të njëkohshme bastisi 55 shtëpi në provincën Van, tha policia provinciale në një deklaratë

Burak Dağ   | 14.02.2020
Turqi, policia arreston 47 të dyshuar të PKK-së

Ankara

Së paku 47 persona, që dyshohet se kanë lidhje me grupin terrorist të PKK-së u arrestuan në operacionet antiterroriste në lindje të Turqisë, bëri të ditur sot policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia antiterroriste në operacione të njëkohshme bastisi 55 shtëpi në provincën Van, tha policia provinciale në një deklaratë.

Policia tha se dokumentet që lidhen me grupin terrorist dhe materialet dixhitale janë sekuestruar gjatë operacioneve.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e gati 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın