Turqi, pamjet me dron nga "Deti i mjegullës" në majën e malit paraqesin imazhe mbresëlënëse
Mali Dürtmen i njohur për bukurinë e tij natyrore, është një rrugë e njohur për ecje në natyrë për dashamirësit e natyrës.

Samsun
Pamjet e regjistruara me dron nga "Deti i mjegullës" që u formua në malin Dürtmen, i vendosur në një lartësi prej 1.650 metrash në qytezën Alaçam në qytetin Samsun të Turqisë, paraqesin imazhe mbresëlënëse, raporton Anadolu.
Mali Dürtmen, i vendosur brenda kufijve të qytezës Alaçam, është 33 kilometra nga qendra e qytetit. Mali i njohur për bukurinë e tij natyrore, është një rrugë e njohur për ecje në natyrë për dashamirësit e natyrës.
Deri në një pikë të caktuar të malit mund të shkohet me automjet dhe më pas mund të arrihet në majën e malit Dürtmen në këmbë.
Ndonjëherë, për shkak të mjegullës përreth, duket vetëm maja e malit.
Pamjet nga dendësia e mjegullës në mal e cila të përngjason me një det, u kapën nga një dron.