Turqia

Turqi, përkujtohet 20 vjetori i viktimave të tërmetit Marmara

Qytetarët kanë kryer vizita në orët e natës ku dhe vendosën kurorë lulesh në blloqet e betonit mbi të cilat janë të shkruar emrat e personave që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi

Yavuz Emrah Sever   | 17.08.2019
Turqi, përkujtohet 20 vjetori i viktimave të tërmetit Marmara ( Erhan Erdoğan - Anadolu Agency )

Yalova

Në qytetin Yalova me një ceremoni u përkujtuan personat që humbën jetën në tërmetin Marmara më 17 gusht të vitit 1999 të ndodhur 20 vite më parë në orën 03:02 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA)

Në memorialin e tërmetit të ndërtuar mbi rrënojat e disa ndërtesave të shembura gjatë tërmetit në qytetin Yalova, qytetarët kanë kryer vizita në orët e natës ku dhe vendosën kurorë lulesh në blloqet e betonit mbi të cilat janë të shkruar emrat e personave që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi.

Turqi, përkujtohet 20 vjetori i viktimave të tërmetit Marmara

Në qytetin Yalova me një ceremoni u përkujtuan personat që humbën jetën në tërmetin Marmara më 17 gusht të vitit 1999 të ndodhur 20 vite më parë në orën 03:02 në Turqi. Në memorialin e tërmetit të ndërtuar mbi rrënojat e disa ndërtesave të shembura gjatë tërmetit në qytetin Yalova, qytetarët kanë kryer vizita në orët e natës ku dhe vendosën kurorë lulesh në blloqet e betonit mbi të cilat janë të shkruar emrat e personave që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi. ( Erhan Erdoğan - Anadolu Agency )

Memorialin e tërmetit që ndodhet brenda parkut "17 Gushti" gjithashtu e ka vizituar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, i cili vizitoi ekspozitën e fotogtrafive dhe u informua rreth saj nga prefekti i qytetit, Muammer Erol dhe kryetari i bashkisë Yalova, Vefa Salman.

Punonjës të myftinisë gjithashtu kryen lutje për personat që kanë humbur jetën gjatë tërmetit.

Më 17 gusht 1999, në zonën gjeografike të Marmaras në Turqi ndodhi një nga tërmetet më shkatërruese. Tërmeti me magnitudë 7.4 gradë të shkallës Rihter, që goditi kryesisht rajonet Gölcük, Yalova dhe Sakarya, mori pothuajse 17 mijë jetë njerëzish, ndërsa më shumë se gjysmë milion mbetën pa shtëpitë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın