Turqia

Turqi, një tërmet 4,2 ballë dridh Stambollin

AFAD njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara dhe ishte pranë qarkut bregdetar Marmaraereğlisi në provincën veriperëndimore Tekirdag, që kufizohet me Stambollin

Handan Kazancı  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Turqi, një tërmet 4,2 ballë dridh Stambollin

Stamboll

Një tërmet me fuqi prej 4,2 ballë është ndjerë në Stamboll, bëri të ditur sot Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara në ora 16:38 sipas kohës lokale dhe ishte pranë qarkut bregdetar Marmaraereğlisi në provincën veriperëndimore Tekirdag, që kufizohet me Stambollin.

Epiqendra e tij ishte 6,83 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit tha se nuk është raportuar asnjë viktimë deri më tani.

"Nuk është raportuar asnjë zhvillim negativ për shkak të tërmetit", thuhet në njoftimin e zyres.

Në 1999, një tërmet me fuqi 7,4 ballë goditi provincën industriale të Kocaeli në lindje të Stambollit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 18 mijë personave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın