Turqi, një mace mban në gojë kotelen e saj dhe e dërgon për trajtim tek veterineri
"Derisa isha në klinikë, macja erdhi dhe dukej sikur po kërkonte ndihmë. Ajo na solli kotelen e saj. Ne bëmë trajtimet e nevojshme për infeksionin e syrit dhe ia dorëzuam maces", tha veterineri Şahin

Çorum
Në qytezën Sungurlu në qytetin Çorum të Turqisë, një mace solli kotelen e saj te veterineri duke e mbajtur në gojë, raporton Anadolu.
Kur veterinerët Celal Han Şahin dhe Utku Berk Kızmaz vunë re macen që mbante kotelen e saj në gojë duke iu afruar atyre në rrugën në lagjen Şekerpınar 4003, ata bënë një video me telefonat e tyre celularë.
Duke parë macen që po i afrohej klinikës veterinare, veterineri e futi macen dhe kotelen brenda dhe i ekzaminoi.
Veterinari identifikoi se koteleja kishte një infeksion në sy dhe se macja nuk kishte probleme shëndetësore.
Pas trajtimit, macja "nënë" dhe kotelja u larguan nga klinika veterinare.
Mjeku që trajtoi kotelen ndau videot që bëri gjatë kësaj kohe në llogaritë e tij në mediat sociale.
Veterineri Şahin u tha gazetarëve të AA-së se videoja e maces dhe koteles u shikua më shumë se 1 milion herë për një ditë në llogari të ndryshme në mediat sociale.
Ai vuri re për herë të parë macen teksa ishte ulur në klinikë. "Derisa isha në klinikë, macja erdhi dhe dukej sikur po kërkonte ndihmë. Ajo na solli kotelen e saj. Ne bëmë trajtimet e nevojshme për infeksionin e syrit dhe ia dorëzuam maces. I regjistruam dhe i ndamë këto momente si kujtim. Nuk mendoja se videoja do të përhapej kaq shumë", u shpreh Şahin.