Turqi, ngjyrat në parkun natyror të ujëvarës Guzeldere krijojnë peizazhe vjeshtore
Bredhat dhe rrapat që rrethojnë ujëvarën, e cila rrjedh nga një lartësi prej 130 metrash në fshatin Guzeldere, janë të mbushura me ngjyra vjeshte
Düzce
Parku natyror i ujëvarës Guzeldere, i vendosur në rajonin Golyaka të qytetit Duzce në Turqi, mirëpret vizitorët mes ngjyrave të vjeshtës, raporton Anadolu.
Bredhat dhe rrapat që rrethojnë ujëvarën, e cila rrjedh nga një lartësi prej 130 metrash në fshatin Guzeldere, janë të mbushura me ngjyra vjeshte.
Parku, i dominuar nga nuancat e të verdhës, kafesë dhe të gjelbrës, ka krijuar peizazhe vjeshtore.
Duke u ofruar vizitorëve mundësinë për të kaluar kohë në kontakt me natyrën, parku natyror është gjithashtu një vend i njohur për safari fotografike.
