Turqia

Turqi, neutralizohen disa terroristë nga lista e të kërkuarve

Cihan Erbaş, Serhat Aykul dhe Şefik Körman ishin në listën gri të terroristëve kërkuar nga Ministria e Brendshme

Burak Bir  | 21.09.2020 - Përdıtësım : 21.09.2020
Turqi, neutralizohen disa terroristë nga lista e të kërkuarve

Ankara

Tre terroristë të neutralizuar muajin e kaluar në jug të Turqisë ishin në listën e të kërkuarve të vendit, tha Ministria e Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Cihan Erbaş, me emrin e koduar Huseyin, Serhat Aykul me emrin e koduar Ciğer-Amed dhe Şefik Körman me emrin e koduar Ali Norşin ishin në kategorinë gri të listës së terroristëve në kërkim të Ministrisë së Brendshme për "kokën" e të cilëve ishin ofruar shpërblim deri në 500.000 lira turke (65.824 dollarë).

Lista e të kërkuarve në Turqi është e ndarë në 5 kategori të klasifikuara me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga e kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.

Terroristët u neutralizuan në Hatay më 22 gusht në kuadër të operacionit Yıldırım-5 rreth Malit Amanos, njoftoi ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vranë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.