Turqia

Turqi, neutralizohen 24 terroristë të PKK-së brenda dhe jashtë vendit

Operacionet antiterroriste kanë në shënjestër terroristët e YPG/PKK-së në Turqi dhe jashtë vendit

Zehra Nur Düz  | 25.08.2019 - Përdıtësım : 26.08.2019
Turqi, neutralizohen 24 terroristë të PKK-së brenda dhe jashtë vendit

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 24 terroristë të PKK-së të shtunën në operacionet antiterroriste brenda dhe jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në total 11 terroristë u neutralizuan brenda territorit të Turqisë dhe 13 të tjerë përtej kufijve të saj gjatë operacioneve ajrore.

Me termin ''neutralizim", që autoritetet turke shpesh e përdorin në deklaratat e tyre, nënkupton që terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın