Turqia

Turqi, ndalohen 6 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO

Të dyshuarit ishin midis 23 personave të kapur duke u përpjekur të hynin ilegalisht në Turqi nga Irani ose të kalonin nga Turqia në Greqi

Jeyhun Aliyev  | 15.04.2021 - Përdıtësım : 15.04.2021
Turqi, ndalohen 6 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se një terrorist i dyshuar i DEASH-it dhe gjashtë anëtarë të organizatës terroriste FETO u ndaluan në kufijtë e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e saj në twitter, ministria tha se të dyshuarit ishin midis 23 personave të kapur duke u përpjekur të hynin ilegalisht në Turqi nga Irani ose të kalonin nga Turqia në Greqi.

"Lufta jonë kundër kalimeve të paligjshme nga kufijtë tanë vazhdon", shtoi ministria.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në dhjetëra sulme vetëvrasëse.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın