Turqia

Turqi, më 26-28 nëntor mbahet Samiti i 9-të i Bosforit

Në samit do të marrin pjesë vendimmarës nga 80 vende

Sena Güler  | 14.11.2018 - Përdıtësım : 15.11.2018
Turqi, më 26-28 nëntor mbahet Samiti i 9-të i Bosforit

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Vendimmarrësit ndërkombëtarë do të mblidhen në fund të nëntorit në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Bosforit, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 26-28 nëntor, në samit do të marrin pjesë udhëheqës shtetërorë, biznesmenë dhe njerëz me ndikim, me temën "Mbështetja e paqes dhe zhvillimit për të gjithë".

"Me Samitin e Bosforit, përvojat politike, ekonomike dhe kulturore do të ofrojnë përfitime globale në drejtim të interesave kombëtare dhe idealeve të përbashkëta", thuhet në faqen zyrtare të samitit.

Evenimenti synon të rrisë investimet tregtare dhe të takojë biznesmenët, si dhe të mbledhë njerëz që mund të diskutojnë zhvillimet në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë.

Në mesin e të pranishmëve do të jenë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, presidenti i Qipros Turke, Mustafa Akıncı, ministri i Tregtisë i Tajlandës, Sontirat Sontijiraëong dhe bashkëthemeluesi i Mobius Capital Partners, Carlos Hardenberg.

Gjithsej 198 folës me ndikim do të marrin pjesë në një sërë panelesh diskutimesh me tema të ndryshme.

Fjalimi i hapjes së samitit pritet të mbahet nga presidenti Erdoğan.

"Ekziston një mjedis kaotik në botë. Nuk quhet luftë, por e quajnë konflikt të brendshëm", tha për AA Cengiz Özgencil, kryetar i Platformës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (ICP).

"Po mbajmë samitin e 9-të me temën e paqes botërore në mënyrë që ky zjarr të mos rritet më tej", tha Özgencil.

Ai tha se në takimin treditor do të diskutohen çështjet botërore, ekonomia, sporti, kultura dhe arti.

"Ne abstenuam nga vendosja e çështjeve politike në rend dite", tha ai.

Duke kujtuar se vetëm përfaqësues nga vendet fqinje kishin marrë pjesë në samitin e parë, Özgencil tha se zyrtarë nga gjithsej 80 vende do të marrin pjesë në samitin e ardhshëm.

Ai nënvizoi se shtatë vende kanë kërkuar të mbajnë samitin në vendet e tyre përkatëse.

Özgencil theksoi se një potencial biznesi prej 200-300 milionë dollarësh është shfaqur çdo vit pas çdo samiti të mbajtur deri më tani dhe se ata presin një rritje të vëllimit edhe gjatë samitit të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın