Turqia

Turqi, mbi 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara brenda një dite

Turqia ka administruar mbi 69,7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit

Faruk Zorlu, Seda Sevencan  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 29.07.2021
Turqi, mbi 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara brenda një dite

Ankara

Turqia ka administruar mbi 69,7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 40,1 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 25 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Më shumë se 1 milion doza vaksinash janë administruar në 24 orët e fundit, treguan shifrat.

Ministria konfirmoi gjithashtu 22.291 infeksione të reja dhe 76 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 4.197 pacientë të tjerë janë shëruar.

Ndërkohë, duke i nxitur njerëzit të vaksinohen, në një konferencë për shtyp pas një takimi virtual të Bordit Shkencor mbi Koronavirusin, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha: “Aktualisht, rreth 87 për qind e rasteve aktive me COVID-19 janë midis njerëzve që nuk janë vaksinuar plotësisht”.

Pas rënies së rasteve dhe vaksinimit të shpejtë, Turqia hyri në një fazë normalizimi më 1 korrik, duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me virusin.

Megjithatë, duke synuar të kufizojë përhapjen e variantit Delta të virusit, vendi ka pezulluar fluturimet nga India, ku ky lloj u shfaq për herë të parë.

Ndërkaq, udhëtarët që vijnë nga Britania, Irani, Egjipti dhe Singapori gjithashtu duhet të kenë rezultate negative të testit për COVID-19 brenda 72 orëve para nisjes së tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın