Turqi, Manastiri Sümela tërheq vëmendjen me strukturën historike dhe bukurinë natyrore
Manastiri Sümela është gdhendur në shkëmbinj në një zonë të pyllëzuar në shpatin e malit Karadağ në Maçka, përkatësisht 300 metra mbi Luginën Altındere

Shkup
I ndërtuar në një lartësi prej 300 metrash, Manastiri Sümela në Trabzon të Turqisë tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj si me strukturën e tij historike ashtu edhe me bukurinë natyrore të mjedisit përreth, raporton Anadolu.
Manastiri, i njohur gjithashtu si Nëna Maria ose Virgjëresha Maria, është gdhendur në shkëmbinj në një zonë të pyllëzuar në shpatin e malit Karadağ në Maçka, përkatësisht 300 metra mbi Luginën Altındere.
Manastiri, i cili përfshihet në listën e përkohshme të vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u rihap për praktikë fetare më 15 gusht të vitit 2010, me leje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, pas një ndërprerje prej dekadash.
Manastiri Sümela me famë botërore, një nga vendet e rëndësishme të turizmit fetar të Turqisë, u mbyll për vizitorët në shtator të vitit 2015 për shkak të rrezikut të rënies së gurëve.
Restaurimi i kompleksit të manastirit filloi në shkurt të vitit 2016 dhe përfundoi pas kërkimeve gjeologjike dhe gjeoteknike dhe forcimit të shkëmbinjve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.