Turqia

Turqi, lëshohet urdhër arrest për 56 terroristë të dyshuar të FETO-s

Bëhet fjalë për të dyshuar që ishin pjesë e strukturave të FETO-s brenda xhandarmërisë turke, 43 nënoficerë që ishin pezulluar më parë dhe 13 kadetë të shkollave ushtarake

İsmet Karakaş  | 08.10.2021 - Përdıtësım : 08.10.2021
Turqi, lëshohet urdhër arrest për 56 terroristë të dyshuar të FETO-s

Ankara

Prokuroria turke ka lëshuar urdhër arresti për 56 persona në 27 qytete, të cilët dyshohen për lidhje me organizatën terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Prokuroria e Ankarasë thuhet se urdhri ishte lëshuar si pjesë e një hetimi të kryer nga Departamenti i Hetimit të Krimeve të Terrorizmit, Shërbimi Inteligjent i Turqisë (MIT) dhe Zyra për Luftimin e Krimit Kibernetik.

Bëhet fjalë për të dyshuar që ishin pjesë e strukturave të FETO-s brenda xhandarmërisë turke, 43 nënoficerë që ishin pezulluar më parë dhe 13 kadetë të shkollave ushtarake.

Në vijim janë operacionet e arrestimeve në 27 qytete turke.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit të mposhtur në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga Washingtoni.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste me vite janë avancuar në detyrë duke kurdisur provime dhe duke u infiltruar në institucionet shtetërore. Pastaj, fillimisht në dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndiqnin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një procesi të montuar gjyqësor për korrupsion të dyshuar.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e përgjakshme e terroristëve të FETO-s, kur më 15 korrik, oficerët në ushtrinë turke besnike të organizatës terroriste filluan një grusht shteti.

Hetimi në lidhje me organizatën terroriste FETO tregoi se ky është një rrjet global që paraqet rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv ndërsa zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, 251 persona humbën jetën ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın