Turqia

Turqi, liqeni me zambakë uji pret entuziastët e natyrës

Liqeni Işıklı në jugperëndim të Turqisë njihet me lloje të shumta të shpendëve dhe specie endemike të peshqve

Zehra Aydın  | 04.06.2019 - Përdıtësım : 05.06.2019
Turqi, liqeni me zambakë uji pret entuziastët e natyrës

Ankara

Liqeni Işıklı, i shpallur si zonë e mbrojtur natyrore dhe e njohur me shpendët, e ndryshëm, llojet e rrallë të peshqve dhe zambakët ujorë, pritet të bëhet destinacion i rëndësishëm alternativ për entuziastët e natyrës.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit, Liqeni Işıklı, i cili gjendet në provincën Denizli në jugperëndim të Turqisë, është shpallur zonë e mbrojtur natyrore nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme për Ruajtjen e Pasurive Natyrore, projekt që ka për qëllim vazhdimin e biodiversitetit në zonat që ndërthurrin ekosistemet ujore dhe tokësore.

Liqeni, i cili gjatë dimrit strehon shpendë të shumtë, ka marrë status të veçantë të mbrojtjes edhe për shkak të popullsive të çafkës së verdhë, dallëndyshes së zakonshme të detit dallëndyshes sqeptrashë të detit.

Në mesin e shpendëve ujorë që strehohen në këtë liqen bëjnë pjesë karabullaku i vogël, pata e madhe ballbardhë, murçaku, kryekuqja e mjeme, kryekuqja e vogël dhe bajza euroaziatike. Në një rast gjatë numërimit të rregullt të shpendëve gjatë mesit të dimrit, në liqen janë vërejtur mbi 190 mijë bajza euroaziatike.

Po ashtu, shpendë të tjerë që riprodhohen në liqen janë edhe kredharaku i madh, kredharaku gushëzi, çafka kuqërreme, kojliku i zi dhe pulëbardha kokëzezë.

Llojet endemike të peshqve Aphanius anatoliae dhe Chondrostoma meandrense janë po ashtu në mesin e specieve që riprodhohen në Liqenin Işıklı.

Me speciet e shumta që janë të një rëndësie të madhe nga aspekti ekologjik, liqeni do të jetë një destinacion i rëndësishëm për entuziastët e natyrës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın