Turqi, liqenet akullnajore në qytetin Erzurum ku bora dhe vera bëhen bashkë
Fotografët dhe entuziastët e natyrës që shkojnë në rajonin ku bashkëjetojnë bora dhe peizazhet verore, shkojnë për kamping dhe ecje në natyrë midis bukurive unike

Erzurum
Liqenet akullnajore Yedigöller të rrethuar nga bora që janë të vendosur në një lartësi prej 3.200 metrash në qytezën Ispir në qytetin Erzurum në Turqi, tërheqin vizitorët me bukuritë natyrore, raporton Anadolu.
Yedigöller, i cili në jugperëndim të maleve Kaçkar dhe në malet Verçenik ka 10 liqene me madhësi të ndryshme të vegjël dhe të mëdhenj të formuara nga akullnajat.
Liqenet e quajtura Kuzu, Koyun, Göbekli, Sinekli, Yıldızlı, Karanlık dhe Aygır, disa prej të cilave janë shtëpia e troftës së kuqe, edhe rrethinat e tyre marrin bukuri të ndryshme në çdo stinë.
Në këtë rajon ku sezoni i dimrit është i gjatë, një pjesë e borës u shkri me ngrohjen e motit dhe natyra mori jetë.
Fotografët dhe entuziastët e natyrës që shkojnë në rajonin ku bashkëjetojnë bora dhe peizazhet verore, shkojnë për kamping dhe ecje në natyrë midis bukurive unike.