Turqia

Turqi, lejleku "Yaren" rikthehet për të 15-tin vit radhazi në folenë e tij në qytetin Bursa

"Yaren" mbërriti në lagjen Eskikaraagaç, që është një anëtare e Shoqatës Evropiane të Fshatrave të Lejlekëve, gjatë sezonit të migrimit

Büşra Nur Yılmaz  | 27.02.2026 - Përdıtësım : 28.02.2026
Turqi, lejleku "Yaren" rikthehet për të 15-tin vit radhazi në folenë e tij në qytetin Bursa Foto: Alper Tüydeş / AA

Bursa

Lejleku "Yaren", një simbol i lagjes rurale Eskikaraagaç në brigjet e liqenit Uluabat, në qytezën Karacabey të qytetit Bursa në Turqi, është rikthyer për të 15-tin vit radhazi në folenë e tij dhe u vendos në varkën e peshkatarit Adem Yilmaz, raporton Anadolu.

I njohur për "historinë e miqësisë" së tij me Adem Yilmaz, "Yaren" mbërriti në lagjen Eskikaraagaç, që është një anëtare e Shoqatës Evropiane të Fshatrave të Lejlekëve, gjatë sezonit të migrimit.

Poza tradicionale e lejlekut "Yaren" në varkën e peshkatarit Yilmaz, në lagjen ku foleja e tij shikon nga liqeni, u kap nga fotografi i natyrës dhe i jetës së egër Alper Tuydes.

"Yaren", e ndan të njëjtën fole me bashkëshorten e tij lejlekun Nazli ndërsa mund të ndiqet gjithashtu 24/7 nëpërmjet kamerave live në yarenleylek.com.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın