Turqia

Turqi, gjykata cakton masë paraburgimi për 111 ushtarakë aktivë

Pjesëtarë të forcave tokësore, ajrore, detare, xhandarmërisë dhe forcave të rojes bregdetare akuzohen se i përkisnin grupit të armatosur terrorist

Sena Güler   | 18.09.2019
Turqi, gjykata cakton masë paraburgimi për 111 ushtarakë aktivë

Stamboll

Një gjykatë turke sot vendosi të mbajë në paraburgim 111 ushtarakë aktivë për lidhjet e tyre me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016, njofton një burim gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa erdhi pasi prokurorët në Stamboll shqyrtuan në gjykatë 138 të dyshuar, përfshirë anëtarët e forcave tokësore, ajrore, detare, xhandarmërisë dhe rojes bregdetare, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimit për prononcim për media.

Rreth 111 prej tyre u gjet se ishin anëtarë të grupit të armatosur terrorist ndërsa 27 të tjerët u lanë të lirë nën kontrollin gjyqësor.

Javën e kaluar, prokurorët lëshuan urdhër për arrestimin e 223 pjesëtarëve në detyrë nga forcat tokësore, ajrore, detare, xhandarmërisë dhe rojes bregdetare.

Ndërsa ekipet e policisë arrestuan 168 të dyshuar gjatë operacioneve në të gjithë Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV), gjykata liroi 30 prej tyre dhe tha se 138 të tjerët do të paraqiteshin para gjykatës me akuzën për anëtarësim në grup të armatosur terrorist.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın