Turqia

Turqi, gjenden kufomat e dy pilotëve të avionit të rrëzuar

Avioni për trajnim u rrëzua dje në periferinë e paarritshme Karacasu në provincën Aydin

Meryem Göktaş  | 20.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
Turqi, gjenden kufomat e dy pilotëve të avionit të rrëzuar

Denizli

DENIZLI (AA) – Janë gjetur kufomat e dy pilotëve të vdekur dhe mbetjet e avionit që dje u rrëzua gjatë fluturimit në perëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni për trajnim u rrëzua dje në periferinë e paarritshme Karacasu në provincën Aydin.

Fatkeqësia ndodhi pasi avioni u ngrit nga aeroporti Cildir në Aydin.

Prefekti i provincës fqinje Denizli, Hasan Karahan, njoftoi se mbetjet e avionit dhe kufomat e të pësuarve janë gjetur sot në mëngjes.

Karahan tha se shkaku i aksidentit është pjesë e hetimit. Ai shtoi se kushtet e këqija klimatike ose ndonjë defekt teknik me siguri ka qenë shkaku i rrëzimit të avionit.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın