Turqia

Turqi, gjenden fosile megalodoni 195-milionë-vjeçare

Punëtorët gjatë gërmimit në gurore mermeri zbuluan fosile të specieve të zhdukura të peshkaqenëve në sipërfaqen e pjesës së mermerit

Hatice Özdemir Tosun  | 15.01.2022 - Përdıtësım : 17.01.2022
Turqi, gjenden fosile megalodoni 195-milionë-vjeçare

Antalya

Fosilet e specieve të zhdukura të peshkaqenëve "megalodon" që jetonin në ekosistemet detare 195 milionë vjet më parë u zbuluan në sipërfaqen e një pjese mermeri në një gurore në qytetin turistik mesdhetar Antalya në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa punëtorë, gjatë gërmimit në një guroreje mermeri në lagjen Korkuteli të Antalya-s, gjetën në sipërfaqen e mermerit fosilet e një prej krijesave më të mëdha të detit që ka ekzistuar ndonjëherë.

Më vonë, inxhinieri gjeologjik Fuzuli Yagmurlu nga Universiteti Suleyman Demirel në provincën jugperëndimore Isparta të Turqisë, inspektoi fosilet dhe zbuloi se figurat ishin formuar nga mbetjet e një megalodoni të zhdukur të ngjashëm me midhjet që jetonte në ekosistemin detar 195 milionë vjet më parë.

Yagmur Eren, specialiste e eksporteve e fabrikës së mermerit, tha për AA se punëtorët vunë re një pamje tjetër në sipërfaqen e gurit.

Eren tha se është hera e parë që kanë hasur në një ngjarje të tillë në guroren e mermerit, duke shtuar: “Aktualisht po ekspozojmë mermerin në gurore këtu”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın