Turqi: Entuziazëm dhe emocione në ditën e tretë të "Teknofest Atdheu Blu" me rastin e Ditës së Fitores
Vizitorët u mblodhën në Komandën e Kantierit Detar në Stamboll për të festuar Ditën e Fitores dhe për të parë anijet dhe produktet e ekspozuara të industrisë turke të mbrojtjes.

Stamboll
Emocione dhe entuziazëm me rastin e festës kombëtare të 30 Gushtit, Ditës së Fitores, po vërehen të pranishme në ditën e tretë të festivalit të famshëm turk “TEKNOFEST Atdheu Blu”, versioni detar ngjarjes së madhe teknologjike të Turqisë.
I organizuar nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë (T3 Foundation) me Agjencinë Anadolu (AA) si Partner Global të Komunikimit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, festivali vazhdon në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit.
Dita e tretë e eventit është e mbushur me ngazëllimin për 30 gushtin, Ditën e Fitores. Vizitorët u mblodhën në Komandën e Kantierit Detar në Stamboll për të festuar Ditën e Fitores dhe për të parë anijet dhe produktet e ekspozuara të industrisë turke të mbrojtjes.
Shumë qytetarë, duke valëvitur flamuj turq, formuan radhë të gjata për të vizituar “TZG Anadolu”, anijen luftarake më të madhe në Turqi.
Përveç kësaj, marina turke ekspozoi edhe anije të tjera të shquara, si “TZG Istanbul”, “TZG Burgazada”, “TZG Oruçreis”, “TZG Nusret”, “TZG Sakarya” dhe “TZG Hizirreis”, të cilat tërhoqën interes të konsiderueshëm në këtë aktivitet.
“TEKNOFEST Atdheu Blu”, i cili përqendrohet në teknologjitë detare dhe nënujore, përfshin gjithashtu gara në sisteme nënujore pa pilot, raketa nënujore, si dhe mjete detare pa pilot, duke u ofruar vizitorëve një përvojë unike.