Turqia

Turqi, ekonomistët presin ulje të normës së interesit

Ekonomistët presin ulje të normës bazike të interesit për huazimet njëjavore

Gökhan Ergöçün   | 21.10.2019
Turqi, ekonomistët presin ulje të normës së interesit

Stamboll

Ekonomistët e anketuar nga Anadolu Agency (AA) parashikojnë se Banka Qendrore e Turqisë (CBRT) edhe më tutje do të ulë normat e interesit.

Komiteti i Politikës Monetare (MPC) do të mbajë takim të enjten për të shtatën radhë këtë vit për të përcaktuar vendimet e bankës në lidhje me normat e interesit.

Një grup prej 14 ekonomistëve presin një rënie mesatare prej 100 pikëve bazë në normën bazike të interesit për huazimet një javore, ku vlerësimi më i ulët është 50 pikë bazë ndërsa më i larti 200.

Në takimin paraprak, MPC vendosi që të zvogëlojë normën e interesit për 325 pikë bazë nga 19.75 për qind në 16.50 për qind.

Pas takimit të së enjtes, banka do të mbajë edhe një mbledhje të komitetit këtë vit.

Në vitin 2018, CBRT mbajti nëntë takime të MPC-së pasi norma e interesit u rrit nga 8 për qind në 24 për qind gjatë vitit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın