Turqia

Turqi, dy të dyshuar për terrorizëm në mesin e 9 të kapurve në kufi

"U përcaktua që një nga të kapurit ishte një anëtar i DEASH-it dhe tjetri një anëtar i organizatës terroriste FETO", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Jeyhun Aliyev  | 08.04.2021 - Përdıtësım : 08.04.2021
Turqi, dy të dyshuar për terrorizëm në mesin e 9 të kapurve në kufi

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se në mesin e nëntë personave që forcat turke të sigurisë i kapën duke u përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme në Siri dhe Greqi, dy ishin të dyshuar për terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

"U përcaktua që një nga të kapurit ishte një anëtar i DEASH-it dhe tjetri një anëtar i organizatës terroriste FETO", tha ministria në twitter.

"Lufta jonë kundër kalimeve të paligjshme përmes kufijve tanë vazhdon", thuhet në deklaratë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Të arratisurit e FETO-s kanë qenë të njohur për arratisjet në Greqi dhe Turqia ka kritikuar dështimin e Athinës për t'i ekstraduar ata për t'u përballur me drejtësinë.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın