Turqia

Turqi, dorëzohen 5 terroristë të tjerë të PKK-së

"Numri i terroristëve që dorëzuan armët përmes bindjes në vitin 2020 është rritur në 215", thotë Ministria e Brendshme

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
Turqi, dorëzohen 5 terroristë të tjerë të PKK-së

Ankara

Pesë terroristë të tjerë të PKK janë dorëzuar tek forcat e sigurisë së Turqisë, bëri të ditur të enjten Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria përmes një deklarate theksoi se terroristët u dorëzuan si rezultat i përpjekjeve të bindjes nga policia dhe forcat e xhandarmërisë.

Të dorëzuarit ishin bashkuar me YPG/PKK-në në periudhën midis viteve 2011 dhe 2015 dhe ishin aktivë në Siri dhe Irak, thuhet në njoftimin e ministrisë.

"Me rastet e fundit, numri i terroristëve që dorëzuan armët përmes bindjes në vitin 2020 është rritur në 215", thotë Ministria e Brendshme.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın